X

Prapaskenat/ Si u sfilit Boris Johnson në krye të detyrës, duke e çuar shëndetin e tij në ekstrem

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Boris Johnson përfundoi në sektorin e terapisë intensive, në spitalin St Thomas’, fare pranë Downing Street.

Një ditë më parë, një zëdhënës i qeverisë, e kishte siguaruar publikun, se kryeministri do të shtrohej në spital për të kryer disa teste dhe se kjo ishte një masë “paraprake”.

Por sa i sëmurë ishte në të vërtetë kryeministri?

Johnson kishte injoruar shumë prej simptomave të koronavirusit dhe vijoi punën intensivisht, duke e çuar trupin e tij në ekstrem. Kolla nuk po largohej dhe temperatura nuk po ulej edhe dhjetë ditë pas diagnostikimit me koronavirus.

Kryeministri pranoi më në fund, të shtrohej në spital, pas këshillave të dhëna nga mjekët, që e monitoronin atë në distancë,  nëpërmjet teknologjisë.

Si shumë njerëz, kryeministri e kishte marrë shëndetin e tij, për të mirëqenë. Në fakt, Johnson ishte sëmurur rrallë gjatë jetës së tij. Ai ishte krenar për rutinën e tij të fitnesit, vrapimit e lehtë dhe ngarjen e biçikletës, kur shërbente si Sekretar i Punëve të Jashtme. Por, duket se kjo është një kohë e largët. Tashmë, pak javë përpara se të mbushë 56 vjeç, Johnson është një burrë tjetër, mbipeshë dhe fizikisht i rënduar.

Kryeministri komunikonte çdo ditë nëpërmjet kompjuterit të tij, me kabinetin dhe njerëzit kyç në luftën ndaj koronavirusit. Gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej. Askush nga pjesëmarrësit nuk ndihej komod me pamjen që i shfaqej përballë. Ai dukej i zbehtë dhe i lodhur. Disa vunë re probleme me frymëmarrjen, teksa mundohej të fliste.

Personat që e kanë kaluar koronavirusin, thonë se një nga simptomat është rraskapitja dhe nevoja për të fjetur gjumë. Disa mendojnë se zoti Johnson, thjesht nuk e kuptoi këtë gjë, ose vendosi të mos e bënte.

Ditët kaluan dhe kryeministri vijonte të rrinte i izoluar. Vaktet e ushqimit i liheshin jashtë me një tabaka, sëbashku me shkresa zyrtare dhe dyert mes dy objekteve në Downing Street ishin barrikaduar me karrike. Johnosn nuk kishte kontakte me askënd. E fejuara e tij shtatëzënë, ishte larguar, për të evituar infektimin.

Çdo ditë kryeministri, vijonte të qëndronte në krye të mbledhjeve të kabinetit, por pamja e tij fizike, ishte dobësuar nga mbledhja në mbledhje.

Ndoshta ai mendonte se mund ta kalonte lehtë si Matt Hancock. Por, Hancock është i shëndetshëm dhe 15 vite më i ri.

Kryeministri Johnson ishte përfshirë shumë në planifikimin e fjalimit që Mbretëresha do të mbante për popullin, një event të cilin ai mendonte se do të ngrinte moralin kombëtar. Gjëja e fundit, që donte, ishte që situata e tij personale, të linte në hije këtë ngjarje të madhe.

Ky ishte momenti, kur diagnoza e kryeministri u bë më serioze.

Pas mbledhjes së kabinetit të dielën paradite, Johnson u rikthyer në apartament. Ai vijojë të kryejë telefonata dhe të punojë me shkresa zyrtare. Kryeministri lëvizi në kopshtin e Downing Street. Por, shëndeti i tij po përkeqësohej me kalimin e orëve. Ai po kollitej dhe kishte vështirësi në frymëmarrje. Më fund, Johnson pranoi të fliste me doktorin e tij.

Kur nuk pati asnjë përmirësim, ai komunikoi me anë të një video-konference me doktorin, i cili pa që kryeministri  dukej më keq se herën e fundit, kur kishin folur.

Johnson kishte injoruar këshillat e mjekëve, për të pushuar maksimalisht dhe tashmë nuk mbushej dot me frymë.

Mjeku e urdhëroi të paraqitej në spital dhe të kryente teste. Pas disa debatesh me stafin, ai pranoi të shkonte.

Një çantë u paketua dhe zoti Johnson u nis drejt spitalit St Thomas’, i shoqëruar nga badigardët.

Një ditë më pas, u mësua se kryeministri kishte hyrë në terapi intensive. Gjendja e tij ishte përkeqësuar dhe po merrte trajtim me oksigjen.

Është e admirueshme që Johnson vijoi të qëndrojë stoik deri në fund, në vendimin për të drejtuar çdo punë vetë. Por qartazi, kjo nuk solli asgjë të mirë për shëndetin e tij.

*Mbështetur në një reportazh të Richard Kay dhe Andrew Pierce për Daily Mail

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, KRYESORE, LAJME, NË FOKUS
Çdo formë e mbulimit të gojës, parandalon përhapjen e koronavirusit

Maskat dhe çdo formë e mbulimit të gojës, mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit përmes spërklave të padukshme të pështymës...

Close