X

Nuk e kënaq oferta e Tares, rinovimi i Strakoshës peng i detajeve financiare. Ja sa kërkon gardiani shqiptar

Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A! Gardiani shqiptar ka qenë shpesheherë protagonist te Lacio, me pritjet e tij, duke i siguruar suksese tepër të rëndësishme të kaltërve. Njëkohësisht, Strakosha dëshiron që të vlerësohet nga bardhekaltrit për atë që u jep atyre dhe dëshiron që të paguhet në bazë të këtij kontributi. Sipas mediave italiane, portiere nuk ka rinovuar ende me klubin lacial.

Megjithatë, rinovimi mbetet peng i detajeve financiare. Strakosha fiton 1,2 milionë euro aktualisht dhe Lacio është gati t’i ofrojë 1,5 milionë euro në sezon, me Igli Taren që ka vendosur bonuse të cilat e çojnë këtë shifër në dy milionë euro.

Por futbollisti mendon se meriton më shumë se kaq dhe dëshiron që rroga bazë të nisë pikërisht nga 2 milionë eurot në sezon, me bonuse të tjera shtesë. Pritet që në ditët e ardhme, palët të arrijnë gjuhën e përbashkët, për sa i përket anës financiare. Prioritet për portierin shqiptar është Lacio, gjithsesi edhe financat janë goxha të rëndësishme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Galliani jep alarmin për futbollin italian: “Rrezik kolapsi nëse nuk mbaron sezoni”

Në kohën kur nuk është akoma e qartë nëse futbolli mund të rinisë, vjen alarmi i një eksperti si Adriano...

Close