X

“Kërkon të mashtrojë, shtiret shumë, simulon”,Del Bosque degradon imazhin e Neymar


Vicente Del Bosque, ish-trajneri i Spanjës e Real Madrid, ka sulmuar ashpër Neymar në një intervistë për Mundo Deportivo, ku ndër të tjera ka prekur edhe tema të nxehta të futbollit botëror në lidhje me emergjencën koronavirus. Braziliani nuk është ndër të preferuarit e teknikut dhe kjo dihej, por tani vjen një sulm direkt: “Neymar? Për mua nuk është një shembull i mirë”, ka thënë Del Bosque. “E për në fushë, është fantastik për mua si lojtar. Është padiskutim në listën time të 5 më të mirëve në botë. Por në fushë kërkon të mashtrojë, shtiret shumë, simulon”.

Mbi cështjet e kaluara në krye të kombëtares spanjolle e asaj që ndodhi në përplasjen Luis Enrique-Robert Moreno, ai ka dashur ti ulë tonet: “Luis Enrique kishte paralajmëruar se nëse do të ndihej mirë do të kthehej. E la detyrën për atë që i ndodhi të bijës, por më pas ka dashur të vazhdojë profesionin e duhet ta respektojmë”.

E pamundur të mos flasësh për pandeminë e Covid-19: “Po i mson të gjithëve se askush nuk mund të dijë gjithcka ose të ketë një mendim mbi gjithcka. Ka kritika për atë që ndodh në Spanjë, por asnjë vend nuk ishte i përgatitur për këtë. Nuk dua të akuzoj qeverinë sepse mendoj që nuk ka faj, politikanët dëgjojnë ekspertët e asnjë në botë, as ekspertët, nuk prisnin të dilte një virus i ri”.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Lamtumirë Radomir Antic, një nga të paktit që ka drejtuar Real, Barça e Atletico

Një sëmundje e gjatë, luftën kundër së cilës nuk e fitoi dot: është ndarë nga jeta në moshën 71 vjecare...

Close