X

Video/ Shihni se si Edi Rama nuk di GDP-në e Shqipërisë, lë nam në emision dhe ndërron temën

Kryeministri Edi Rama, të premten në mbremje, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku u pyet nga moderatori i emisionit për GDP-në, ose në shqip, Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë.

Kryeministri nuk dinte të konfirmonte një shifër të saktë të GDP-së dhe ndryshoi menjëherë temën e bisedës. (video më poshtë).

Sigurisht, kryeministri i vendit, nuk mund të dijë gjithçka, por është e pafalshme që drejtuesi i qeverisë, të mos dijë GDP-në e vendit, ndërkohë që flet për përqindjen e GDP-së, që do të vihet në dispozicion nga qeveria, për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Me sa duket, i vetëshpalluri “baba” i të gjithëve në këtë kohë krize, duhet të shpenzojë më pak kohë në ERTV dhe të fillojë të mësojë disa shifra dhe të dhëna kyçe, për ekonominë e vendit që drejton. Ndoshta ministri i koronavirusit, Arben Ahmetaj, mund ta ndihmojë në këtë rast.

Sipas Bankës Botërore, GDP-ja e Shqipërisë, ishte rreth 15.1 miliardë dollarë në vitin 2018.

/TPZ.al/

VIDEO:

GDP e Shqipërisë:

EMISIONI I PLOTË:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME
”Ditë më të mira”, Basha shpërndan fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth II për koronavirusin

Kreu i PD, Lulzim Basha ka shpërndarë fjalimin e Mbretëreshës Elizabeth II për popullin e saj britanik në këto ditë...

Close