X

Tendenca në rënie, 525 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Një lajm i mirë mund të konsiderohet tendenca rënie përsa i përket numrin të viktimave në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 525 persona me COVID-19 (dje ishte 766), duke e çuar numrin në total në 15,887, numri më i lartë i fataliteteve në botë.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 128,948 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose +4,316 më shumë nga dje (sërish në rënie).

Janë 21,815 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, janë 91,246 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 3,977 prej tyre në gjendje kritike.

***

Koronavirusi në botë

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,244,321 të infektuar, me 67,851 vdekje dhe të shëruar 256,467.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  322,995 raste (9,149 vdekje), të ndjekura nga Spanja (130,759 raste/ 12,418 vdekje) dhe Italia (128,948 raste/ 15,887 vdekje).

Kina, vendi i parë i prekur nga COVID-19, nga  edhe ku nisi përhapja e tij në të gjithë botën, me 81,669 raste (3,329) tashmë është renditet në vendin e gjashtë persa i përket numrit të të infektuarve, pas Gjermanisë (98,737 raste/ 1,523 viktima) dhe Francës (89,953 raste / 7,560 viktima).

/TPZ.al/

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
“Kam temperaturë 39.5, ethe e dhimbje trupi”, mjekja denoncon: S’ më bëjnë testin e COVID-19, nuk kam ç’e dua tamponin, tani mund të kem infektuar të tjerë

Mjekja Genta Dedej ka treguar sot se është me temperaturë, kollë të thatë dhe ethe, dhe dyshon se mund të...

Close