X

Shtrohet në spital Boris Johnson/ Meta: Po e ndjek me shqetësim…

“Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe”.

Kështu e nis mesazhin e tij presidenti i Republikës Ilir Meta pas publikimit të lajmit se kreu i qeverisë në Londër është shtruar në spital për shkak të COVID-19.

“Me shqetësim po ndjek gjendjen aktuale shëndetësore të z.Boris Johnson, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, këtij vendi mik e partner shumë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Duke i uruar shërim të shpejtë dhe të plotë, i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time gjatë këtyre ditëve të vështira për të dhe familjen e Tij!

Shpresoj që Kryeministri Johnson të kthehet së shpejti me energji të reja në krye të angazhimeve të Tij tepër të rëndësishme, në dobi edhe të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve e popujve tanë!”, shkruan në mesazhin e tij Meta.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Video/ Shihni se si Edi Rama nuk di GDP-në e Shqipërisë, lë nam në emision dhe ndërron temën

Kryeministri Edi Rama, të premten në mbremje, ishte i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", ku u pyet nga moderatori...

Close