X

Shkon në 21 numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë ish-boksieri Skënder Kurti


Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.

61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duk e mbajtur gjallë.

Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Skënder Kurti, ish-boksier  i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.

Vdekja e Skënder Kurtit konfirmohet dhe nga MSH e cila kujton se trajneri i boksit vuante nga hipertensioni teksa prej 20 ditësh ndodhej tek Infektivi.

NJOFTIMI ZYRTAR

Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë 61 vjeçari me COVID19 në spitalin infektiv

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

 

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Tendenca në rënie, 525 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Një lajm i mirë mund të konsiderohet tendenca rënie përsa i përket numrin të viktimave në Itali. Gjatë 24 orëve...

Close