

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, është shtruar në spital, konfirmon Downing Street.
Dhjetë ditë më parë, Johnson rezultoi pozitiv me koronavirusin Covid-19.
“Zoti Johnson vijon të ketë simptoma të koronavirusit, përfshirë temperaturë të lartë“, u shpreh një zëdhënëse.
Kryeministri do të bëjë disa teste dhe mjeku i tij, ka rekomanduar shtrimin në spital si një masë paraprake.
“Kjo është një masë paraprake, duke qenë se kryeministri ka simptoma të vazhdueshme të koronavirusitm dhjetë ditë pasi ka rezultuar pozitiv me këtë virus. Kryeministri falenderon NHS-në [shërbimi shëndetësor], për punën e tyre të jazhtëzakonshme dhe fton publikun të vijojë të ndjekë këshillat e qeverisë, duke qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS-më dhe për të shpëtuar jetë“, shtoi zëdhënësja.
Ditën e djeshme u mësua se edhe e fejuara shtatëzënë e kryeministrit Johnson, është infektuar me koronavirus dhe po qëndron e izoluar.
/TPZ.al/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
Të ngjashme
Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë
Turqia paralajmëron BE-në: Asnjë rezultat nuk mund të arrihet me gjuhën e sanksioneve
Boris Johnson: Varianti i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës se varianti fillestar
Dhuna në Kapitol, akuzat ndaj Trumpit i dorëzohen Senatit më 25 janar
Koronavirusi në Shqipëri, shtatë të vdekur dhe 739 raste të reja në 24 orët e fundit
Gjermania kalon 50 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë, 859 vdekje në 24 orë
Bie në pishinë, humb jetën 8-vjeçarja në Itali
BE mesazh të prerë Putinit: Lironi menjëherë Navalnyn!
Lini nje Koment