X

“Çdo ditë e humbur kushton jetë”, Basha thirrje qeverisë për të rritur testet ndaj COVID-19: Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen e tij ndaj qeverisë për të rritur numrin e testimeve si  e vetmja rrugë për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit të COVID-19.

Në një postim në facebook, Basha thekson se numri i ulët i testimeve jo vetëm që fsheh të vërtetën , por kushton edhe jetë njerëzish.

Teksa shprehet se duhet vepruar tani sa nuk është vonë, Basha thotë se sa më pak testime aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe do të thellohet kriza ekonomike.

Thirrja e Bashës për qeverinë:

Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve.

Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë!

Sa më pak testime,

aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit,

dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave.

Sa më pak testime

aq më gjatë vazhdon karantina

dhe thellohet kriza ekonomike.

Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Sheshi “Skënderbej”, viktimë e përçudnimit prej mediokritetit

Nga Luan Rama Ftesë për debat: Nuk jam arkitekt dhe as urbanist e nuk marr guximin të flas për ç’ka...

Close