X

Sërish bilanc i frikshëm nga Spanja, 809 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 124 mijë të infektuar


Spanja nuk gjen qetësi nga koronavirusi. Vetëm 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 809 persona duke e çuar në 11 744 numrin total të vdekjeve.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisës është rritur ndjeshëm dhe numri i të infektuarve 7.026 më shumë se një ditë më parë.

Në total deri më sot numri i të prekurve në Spanjë është 124.736, duke u bërë kështu vend i dytë në botë për sa i përket të infektuarve me COVID-19 pas SHBA-së.

Ndërsa per sa i përket numri të personave që kanë ndërruar jetë Italia zë vendin e parë me 14.681 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Koronavirusi, zgjerohet harta e të prekurve në Shqipëri

Për të dytën ditë me radhë vijon të rritet me ritme relativisht të larta numri i të prekurve nga koronavirusi...

Close