X

Rumenige: Këtu në Gjermani jemi të gjithë dakord, do të mbyllim kampionatin


Edhe Neymar ka zbritur në fushë në luftën kundër koronavirus dhe e ka bërë me një dhurim bujar, të cilin ka tentuar ta mbajë anonim. Ylli i Paris Saint Germain, në fakt, ka vendosur dorën në portofol duke derdhur 5 milionë real (afërsisht 900.000 euro) për të luftuar pandeminë që po trondit planetin: shifra është ndarë mes Unicef e një fondi solidariteti të hapur në Brazil e që mbështetet nga disa persona të famshëm në botën e sportit e spektaklit.

Gjesti i kampionit është planifikuar të ishte në formë anonime në fillim të javës së kaluar, por më pas është bërë publik nga transmetimi sportiv Fofocalizando, që ka vendosur ta zbulojë futbollistin bamirës sepse “mund të shërbejë si nxitje për sportistë të tjerë apo personalitete të tjerë”.

Megjithatë, në Gjermani duket se këto mendime as nuk i çojnë ndër mend, teksa ka qenë drejtori i Bajern, Karl Hajnz Rumenige i cili është shprehur se të gjithë janë dakord për të mbyllur kampionatin. “UEFA e ka kritikuar Belgjikën, në mendimin në mënyrë të drejtë, pasi deklaruan mbylljen e kampionatit.

Në Gjermani jemi të gjithë dakord, të 36 klubet kanë vendosur të mbyllin kampionatin edhe nëse shkon përtej 30 qershorit për arsye politike dhe shëndetësore. Prioritet për të mbyllur sezonin do e kenë kampionatet dhe kjo është vendosur nga UEFA”, u shpreh Rumenige.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Dhurim anonim prej 900 mijë euro kundër Covid 19: Neymar ‘tradhëtohet’ nga mediat braziliane

Edhe Neymar ka zbritur në fushë në luftën kundër koronavirus dhe e ka bërë me një dhurim bujar, të cilin...

Close