X

Ramës i duhet një luftë, që të shpëtojë veten, jo shqiptarët!


Nga Kristi Pinderi

Ka nje pasion djallezor tek Rama kur perdor fjalen lufte keto dite. Kjo nuk eshte lufte dhe sa me shume ta shqiptoje ate fjale kryeministri, aq me larg luftes jemi ne te vertete.

Lufta eshte lufte per shkak te motivimeve qe e shpallin. E motivimet jane me karakter psikologjik, ekonomik, gjeopolitik, evolucionar, kulturor, demografik, ideologjik, revolucionar, etj etj.

Kjo qe po ndodh sot, edhe pse po na ndryshon thelbesisht ashtu sic vetem lufta te ndryshon, eshte ne fakt nje krize si ato qe na ndodhin ne jete, ne menyre te paparashikueshme.
Dhe nje nder funksionet e krizave eshte te na tregojne sa te afte jemi per tu adoptuar. Krizat na tregojne se cfare prioritetesh kemi, cfare sjelljesh kemi ndaj problemeve, si i zgjidhim ato, si i parashikojme, e mbi te gjitha sa mend veme pasi i perballojme. Ne nje familje psh, sa me kohezion dhe aftesi per tu adaptuar te kete, aq me kollaj kalohen krizat.

Me pak fjale, kjo krize ka gjasa te na tregoje se cfare vendi i pashendetshem qe jemi! Ndaj Rames i duhet qe te na binde se nuk po kalojme nje krize qe po nxjerr zbuluar problemet e qeverisjes, mungesen e prioriteteve, mungesen flagrante te intelektualizmit ne qeverisje, mungesen e deshires per te degjuar profesionistet, mediokritetin, paaftesine per te sherbyer, etj.

Atij i intereson qe ne te besojme se jemi ne vijen e zjarrit ngaqe lufta, si parim, amniston cdo mekat e cdo paaftesi. I duhet nje lufte pra, qe te shpetoje veten, jo shqiptaret.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in IDE, LAJME
Biznesi me testet e shpejtë për koronavirusin, sa të besueshme janë? Paralajmërimi që vjen nga Gjermania

Ndërsa virusi Corona vazhdon të përhapet me shpejtësi duke infektuar më shumë se një milionë vetë në të gjithë botën,...

Close