X

Nju Jorku goditet rëndë nga epidemia/ 630 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Guvernatori: Ende nuk ka arritur kulmi…

Nju Jorku ka shkuar në 630 viktima në 24 orët e fundit, duke regjistruar një rekord të zi të numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

Guvernatori i Nju Jorkut Andreu Cuomo deklaroi shifrat e frikshme, ndërsa tha se situata paraqitet e zymtë. Koronavirusi ka vrarë deri tani në Nju Jork, 3565 persona. Gjendja është në një situatë të rëndë në Long Island, në lindje të shtetit amerikan.

Cuomo deklaroi në konferencën për mediat se “numri i rasteve po rritet nga dita në ditë, si një zjarr që po përhapet me shpejtësi”.

Ekspertët e shëndetit llogarisin se Nju Jorku, Manhattan-i dhe vendi fermë kodrinore që shtrihet në kufirin Kanadez, mund të jetë rreth një javë larg nga pika më e keqe e krizës shëndetësore, që ka vrarë rreth 60,000 njerëz në të gjithë botën.

Cuomo u shpreh se akoma nuk jemi në kulmin e pandemisë së virusit. Ai shtoi se edhe pse kanë kaluar vetëm 30 ditë që nga rasti i parë,, duket sikur ka kaluar një jetë e tërë. SHBA kanë numrin më të lartë me persona të infektuar me koronavirus.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Ndërron jetë një paciente 84-vjeçare nga koronavirusi, shkon në 19 numri i viktimave

Në spitalin infektiv ka ndërruar jetë nga infarkti kardiak një paciente 84-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19. Pacientja me...

Close