X

Një kasap, zbulohet personi i nëntë me koronavirus në Elbasan


Instituti i Shëndetit Publik njoftoi për një rast të ri me koronavirus sot në Elbasan duke e çuar në 9 numrin total të të prekurve në këtë rreth.

abcnews.al raporton se bëhet fjalë për një burrë 57 vjeç, i cili punonte si kasap në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit.

ISHP njoftoi sot për 29 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend duke e çuar numrin total të të prekurve në 333, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 18.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Mjeku reanimator me koronavirus, u shtrua në spital. Ministria jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur renimator, prekur nga koronavirusi....

Close