X

Ndërron jetë një tjetër pacient, viktima e 18-të e koronavirusit në Shqipëri


Ndërron jetë një tjetër pacient nga koronavirusi ne vendin tone, duke e cuar keshtu ne 18 numrin e viktimave nga kjo semundje ne Shqiperi.

Lajmin e la bere me dije Ministria e Shendetesie, e cila njoftoi se pacienti qe nderroi jete mengjesin e sotem ne Infektiv, ishte nje 67-vjecar, i cili mjekohej edhe me hemodialize.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv”- njoftoi sot Dr. Marjeta Dervishi nga
Instituti i Shëndetit Publik, gjate komunikimit me mediat per situaten me te fundit te koronavirusit ne vend.

Sipas saj, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri”-theksoi ajo me tej.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
“Bukë, kripë dhe zemër të mirë”, mjekja shqiptare në vijën e parë në luftën kundër koronavirusit në Itali: Shqipëria i ka shumë borxhe Italisë

Mjekja pneumologe shqiptare Brunilda Marku, që punon në një repart COVID-19, në spitalin e Ferrarës, është krenare për bashkatdhetarët e...

Close