X

Mjeku francez i bindur: Ndeshja mes Juventusit dhe Lionit nuk duhej të ishte luajtur


Një dorë të madhe në përhapjen e koronavirusit në Italia e ka dhënë edhe futbolli. Kjo, edhe pse nuk është vërtetuar, ka të dhëna se në pjesën veriore që është edhe më e goditura në Itali, pas ndeshjes mes Atalantës dhe Valencia në Champions numri i të infektuarëve u rrit ekstremisht shumë.

Ndërkohë, futbolli i luajtur me tifozë në Ligën e Kampionëve, sipas një mjeku, Marsel Garigu Grandshamp, mund të ketë ndikuar edhe në Francë. Mjeku francez ka evidentuar se ndeshja mes Lionit dhe Juventusit nuk duhej të ishte zhvilluar, apo të paktën të mos ishte luajtur me tifozë. “Futbolli ishte një përshpejtues i shpërndarjes së koronavirusit.

Ndeshja mes Lionit dhe Juventusit ka sjellë shumë njerëz në qytet, tifozë nga e gjithë Italia dhe jo vetëm nga Piemonte. Edhe pse kjo zonë nuk paraqet një zonë me rrezikshmëri të lartë”, u shpreh mjeku. Megjithatë, sipas një studimi të infektuarit 14 ditë pas ndeshjes së luajtur, nuk kanë pasur lidhje me ndeshjen e Champions.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Rumenige: Këtu në Gjermani jemi të gjithë dakord, do të mbyllim kampionatin

Edhe Neymar ka zbritur në fushë në luftën kundër koronavirus dhe e ka bërë me një dhurim bujar, të cilin...

Close