X

Mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën me koronavirusin


E ka përballuar me sukses betejën me koronavirusin mjeku i njohur Dhimitër Kraja, që u infektua teksa ishte në shërbim.

Ai ka dalë i shëruar nga spitali Infektiv, pas trajtimit disa ditor në këtë repart.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”– shkruan ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Mjeku Kraja pas 48 vitesh në shërbim, ishte ndër të parët që iu bashkua thirrjes për staf e personel mjekësor në emergjencën që po kalojmë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Infektohet me koronavirus 62-vjeçari në Elbasan, pronar i një biznesi

Konfirmohet një tjetër rast me COVID- 19 në qytetin e Elbasanit. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar nga lagjia 11 Nëntori....

Close