X

FOTO/ Kapshticë, 16 shqiptarë kalojnë natën mes borës dhe acarit, nuk i lejon policia të kthehen në Shqipëri


Shqiptarët vijojnë të jenë të bllokuar në pikat kufitare, pas mbylljes së kufijve, për shkak të koronavirusit.

Që prej paradites së djeshme, rreth orës 10:00, më shumë se 16 shqiptarë të ardhur nga Greqia kanë mbetur në tokën neutrale në Kapshticë.

Mësohet se policia në doganën greke i ka lejuar të kalojnë, ndërsa policia shqiptare nuk i lejon të futen në Shqipëri.

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë nga Gramshi, Burreli, Elbasani, Korça, ndërsa njëri prej tyre nuk ndihet mirë.

Të 16 shqiptarët e kanë kaluar natën pranë një zjarri me kartonë në Kapshticë, teksa moti i acartë me reshje dëbore ka “pushtuar” zonën.

Edhe pse qytetarët kanë telefonuar për ndihmë pranë institucioneve, askush nuk iu është përgjigjur, edhe pse është policia shqiptare që i mban të bllokuar.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
BSH gati planin B me politika monetare të jashtëzakonshme, ja çfarë pritet të ndodhë dhe efektet negative

Pas uljes së normës bazë të interesit në 0,5% dhe heqjes së kufizimeve për likuiditet, Banka e Shqipërisë lajmëron se...

Close