X

Vazhdojnë shifrat e frikshme/ 766 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 766 persona me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 14,681.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 119,827 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës, ose 4,585 më shumë nga dje.

Janë 19,758 persona të shëruar nga fillimi i pandemisë.

Janë 85,388 të sëmurë aktivë me koronavirus në Itali, 4,068 prej tyre në gjendje kritike.

Koronavirusi në botë

Në total në botë deri tani regjistrohen 1,062,151 të infektuar, me 56,568 vdekje dhe të shëruar 225,603.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 258,112 raste (6,572 vdekje), të ndjekura nga Italia (119,827 raste/ 14,681 vdekje) dhe Spanja (117,710 raste/ 10,935 vdekje).

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
“Tenderi i ushqimeve iu dha një kompanie për kompjutera”, PD, tri pyetje Ramës dhe Xhaçkës: Vetëm gjashtë ditë para shpalljes me urgjencë…

Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka që të japin sqarimet...

Close