X

Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një 75-vjeçar


Një tjetër person ka humbur jetën në Spitalin Infektiv në Tiranë, si pasojë e koronavirusit Covid-19. Pacienti 75 vjeçar vuante nga disa sëmundje të tjera dhe ka mbërritur në spital në gjende të rëndë shëndetësore.

Njoftim i autoriteteve:

Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni. Pacienti me inicialet A.C., ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që, gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Riatdhesimi i mohuar është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit!

Nga Sali Berisha Në të drejtën penale ndërkombëtare, në rezolutat e OKB, Komisionit të saj për të Drejtat e Njeriut,...

Close