X

Paralajmërimi i kryeministrit suedez: Do të numërojmë mijëra viktima nga COVID. Duhet të përgatitemi!

Kryeministri suedez, Stefan Lofven, deklaroi se shteti i tij duhet të përgatitet për mijëra viktima nga COVID-19.

Në një intervistë për të përditshmen suedeze, “Dagens Nyheter” kreu i qeverisë suedeze paralajmëroi se pandemia e koronavirusit do të vazhdojë për muaj me radhë.

“Do të numërojmë mijëra viktima. Duhet të përgatitemi për këtë”, tha Lofven.

Kriza me të cilën po përballet vendi ka të bëjë me numrin e njerëzve që kanë nevojë për përkujdesje, si dhe me pasojat ekonomike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Papa Françesku: Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti mund të shkojnë larg me krijimtarinë e dashurisë

Papa Françesku dha sot një mesazh të veçantë në video duke i bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të mos...

Close