X

Papa Françesku: Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti mund të shkojnë larg me krijimtarinë e dashurisë

Papa Françesku dha sot një mesazh të veçantë në video duke i bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të mos e humbin besimin dhe të ngushëllojnë njëri-tjetrin përgjatë pandemisë së koronavirusit.

“Është një moment i vështirë për të gjithë ne. Për disa, shumë i vështirë. Përmes këtyre fjalëve dëshiroj të shpreh afërsi dhe dashuri për këdo”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, Papa Françesku nxiti njerëzit ta shfrytëzojnë sa më mirë këtë periudhë, duke u treguar bujarë dhe duke ndihmuar ata që janë në nevojë, thjesht duke i kontaktuar në telefon ose rrjete sociale.

“Edhe nëse jemi të izoluar, mendimi dhe shpirti mund të shkojnë larg me krijimtarinë e dashurisë”, theksoi papa Françesku, udhëheqësi i 1,3 miliardë katolikëve në botë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shkon në tre numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Rrogozhinës

Pas konfirmimit të juristit të burgut të Rrogozhinës me koronavirus, mësohet se janë infektuar edhe drejtori i këtij burgu dhe...

Close