X

Nuk i pushoi kolla gjithë emisionit, Skënder Brataj: Ja ku mund të jem infektuar


Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas infektimit nga koronavirusi. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Brataj është shprehur optimist lidhur me prekjen nga pandemia.

Gjithashtu Brataj ka folur edhe për mënyrën sesi mund të ishte infektuar nga pandemia, ndërkohë që gjatë gjithë kohës që fliste kollitej. Mesa duket sëmundja nuk i është larguar tërësisht nga trupi.

PJESË NGA BISEDA:

Mustafa Nano: Covidi të mori të keqen?

Skënder Brataj: Po ashtu mendoj dhe unë.

Mustafa Nano: Më kanë dhënë që doktorët janë infektuar shumë. Si ka ndodhur infektimi, nga ndonjë pakujdesi?

Skënder Brataj: Nga studimet e bëra, edhe ne jemi të prekshëm. Nuk kanë lidhje masat. Jemi në vijën e parë dhe kemi lidhje të drejtpërdrejtë.

Mustafa Nano: E keni idenë nga e keni marrë?

Skënder Brataj: Jo nuk e kam idenë. Ne kemi pasur afërsmi me njërëzit dhe trajnimi i stafit.  Më e rëndëishme është edhe mënyra e heqjes së uniformës.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Refuzojnë të respektojnë rregullat e karantinimit, Koreja e Jugut dëbon të huajt

Koreja e Jugut u ka mohuar hyrjen tetë shtetasve të huaj pasi refuzuan të zbatojnë kërkesat e rrepta të karantinës,...

Close