X

Mund të përhapet koronavirusi, Urdhri i Stomatologut jep njoftimin: Kush hap klinikën, i hiqet licensa për gjashtë muaj


Urdhri i Stomatologut Shqiptar ka lëshuar një njoftim për të gjithë stomatologët në vend. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se të gjithë ata që shkelin urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë do t’u hiqet licensa për 6 muaj.

Stomatologët që shkelin Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë për mbylljen e klinikave dhe kabineteve dentare për shkaqet e pandemisë Covid-19, do të poçedohen nga komisionet e disiplinës profesionale të U.S.SH. me heqje të liçensës për një afat 6 mujor,“-shkruhet në njoftim.

Disa ditë më parë, ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu urdhëroi mbylljen pa afat të disa institucioneve dhe aktiviteteve ku mund të përhapet koronavirusi. Ndër to ishin të përfshira edhe klinkat dentare.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
‘Çdo ditë e humbur kushton jetë’, Bardhi, Ramës: Prano propozimet e opozitës, leri sulmet me videomontazhe

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i kërkon kryeministrit Edi Rama të pranojë menjëherë propozimet e opozitës dhe tu...

Close