X

Mjeku Tritan Kalo: Kulmi i COVID-19 ende s’ka arritur


“Sëmundja nuk ka arritur ende në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhajes dhe të elementëve klinikë që ka”, ishte kjo deklarata e mjekut Tritan Kalo gjatë degjesës online që Kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo tha se masat e marra janë të domosdoshme për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ecuria e sëmundjes është e tillë që do të paktën 5-6 javë për të treguar fytyrën e saj të vërtetë. Dhe sëmundja ende nuk ka arritur në fazën për të shfaqur të gjitha mënyrat e përhapjes dhe të elementëve klinikë që ka. Jemi akoma në atë fazë ku të kapim katin e sipërm të ndërtesës që pastaj të ecim në tarracë e të zbresim në shkallët poshtë”, u shpreh mjeku Tritan Kalo.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Nuk i pushoi kolla gjithë emisionit, Skënder Brataj: Ja ku mund të jem infektuar

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, ka folur lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, pas infektimit nga koronavirusi. I ftuar në emisionin...

Close