X

‘Vol-Vo 4’/ Arrestohet 52 vjeçari nga Tirana që ishte në kërkim. Policia: Ja për çfarë akuzohet


Arrestohet nga policia një 52-vjeçar që ishte shpallur person në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Policia ka bërë me dije sot se ka vënë në pranga shtetasin Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, kanë bërë kapjen e shtetasit Q. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, person i shpallur në kërkim nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në tetor të vitit 2018, në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasin Q. M., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Nëna me dy vajzat e reja në Elbasan infektohen me koronavirus, 52-vjeçarja sillet me urgjencë në Tiranë, ishte punonjëse banke

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Elbasanit. “News 24” raporton se nga pesë që ishte...

Close