X

‘Thua se kemi rroga të larta shumë’/ Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Mirë që na morën lirinë, por edhe pagat tani. Lus Zotin që…


Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Me anë të një postimi në Facebook, Hygerta është revoltuar ndaj përgjysmimit të rrogave në administratën shtetërore dhe mbylljen e të gjitha klinikave dentare apo edhe anulimin e të gjitha operacioneve.

“Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare. Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më,”-shkruan Sako.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
Këngëtari shqiptar dhe bashkëshortja e tij shërohen nga koronavirusi

Këngëtari shqiptar Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij janë shëruar nga koronavirusi. Lajmin e mirë e ka bërë me dije...

Close