X

“Na e shpifët, u shqyet nga injoranca”, Arbana mbush tavolinën përplot, Eduart Grishaj i kthehet ndjekëses: Edi jam…mos më ngatërro kot mua


Eduart Grishaj dhe Arbana Osmani po e kalojnë sëbashku karantinën. Moderatorja poston çdo ditë foto nga gatimet e saj, ndërsa Eduarti tregon së sa i shijon ushqimet e saj.

Por, duket se këto foto bezdisin disa ndjekës, që mendojnë se janë të ekzagjeruara, në një moment që njerëz të tjerë mund të mos kenë bukë për të ngrënë. Ndërsa regjisori Grishaj ka postuar tavolinën përplot me ushqime,  një mesazh i ka mbërritur në rrjete sociale, të cilin nuk ka nguruar ta postojë, por edhe t’i kthejë një përgjigje të argumentuar.

NjekësjaAman se na e shpifët, i tregoni Popullit që s’ka bukë të hajë si hani??? Ngelët u shqyet nga injoranca të gjithë ju vip-at, pa e ditur që jeni izoluar nga lufta, jo nga qejfi!! Lat nam, Zoti ju mëshiroftë!!!

Eduart GrishajMirëmbrëma! Populli që nuk ka bukë të hajë, nuk ka as iPhone që të më shikojë mua. E dyta edhe nëse ka ndonjë njeri që nuk paska bukë, më bjen shumë keq por nuk është për fajin tim. E treta me këtë punën e VIP-ave mos më ngatërro kot mua, se unë VIP njoh Leonardo DiCaprion me shokë. Unë e kuptoj që karantina mund të bëjë efektin e vet tek ju, por mundohuni ta përballoni më mirë, se kjo situatë edhe mund të zgjasë…Zoti ju ruajtë!

Më pas regjisori ka vendosur ta publikojë postimin me një mbishkrim thumbues: Edi jam…Natën e mirë!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LIFESTYLE
‘Thua se kemi rroga të larta shumë’/ Hygerta Sako revoltohet me masat e koronavirusit: Mirë që na morën lirinë, por edhe pagat tani. Lus Zotin që…

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk i ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të...

Close