X

Mjeku shqiptar në Turqi: Këtu pritet një shpërthim i madh në dy javët në vijim!


Mjeku shqiptar në Turqi, Kastriot Boriҫi i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila ka bërë një panoramë të situatës së koronavirusit në Turqi, duke thënë se atje situata ende nuk është alarmante dhe aktualisht është e qetë.

Boriҫi: Masat janë marrë të gjitha, njerëzit janë nëpër shtëpitë e tyre, vetëm qarkullimi nuk është ndaluar. Numri i të prekurve është 16 mijë persona, dhe kemi humbur 277 persona. Ministri i Shëndetësisë ka thënë sonte, se ҫdo shtet mund të jetë i fuqishëm, por neve mund të na mungojë personeli shëndetësore. Ai u prek, filloi të qante kur tha se 601 të prekur ishin mjekë, dhe kjo ishte hera e parë se ministri i shëndetësisë, tha se lufta do të behët në bazë të rezidencës së mjekëve. Para 10 ditësh është dhënë një urdhër se të gjithë spitalet janë spitale të pandemisë.

Hila: Ka shtretër mjaftueshëm?

Boriҫi: Tek shërbimi intensive, Turqia është pas Gjermanisë në Evropë për sa i përket shtretërve. Këtu janë bërë spitale të reja në 5 vitet e fundit. Ka pasur një zhvillim të madh të spitaleve. Situata këtu është e qetë, por rastet po rriten, dhe  pritet që në dy javët e ardhshme të ketë një shpërthim shumë më të madh, dhe nuk i dihet situata, dhe a do të arrijë shteti ta mbajë situatën nën kontroll.

Hila: A është aq e ashpër karantina turke sa shqiptare?

Boriҫi: Jo, këtu nuk ka karantinë të plotë, njerëzit lëvizin. Qendrat tregtare janë mbyllur, por dyqanet e tjera janë të hapura. Jeta vazhdonim dhe duket normale.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, LAJME
Mjeku shqiptar që jeton në Spanjë: 50-60 % e personave në azile kanë vdekur, java tjeter më e keqja”

I ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila në TV Ora, mjeku Kita Sallabanda tha se në azile kanë vdekur rreth...

Close