X

Vazhdojnë shifrat e frikshme/ 727 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

Koronavirusi vazhdon të shkaktojë një numër të lartë viktimash në Itali.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 727 persona me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 13.155.

Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 110.574 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Janë 16.847 persona të shëruar.

Në total në botë deri tani janë 893,995 të infektuar, me 45,050 vdekje dhe të shëruar 189,470.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  191,193raste (2.613 vdekje), të ndjekura nga Italia (110,574) dhe Spanja (102,136)

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
“U ndriçua nga tringjyrëshi italian”, ambasada e Italisë në Shqipëri falenderon Presidencën për mbështetjen dhe solidaritetin

Një ditë më parë godina e Presidencës në Shqipëri u ndricua me ngjyrat e flamurit italian në shenjë mbështetje dhe...

Close