X

Shifra të frikshme nga SHBA, mbi 200 mijë persona rezultojnë të infektuar me Covid-19

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka është rritur në 207,535 Prej këtyre, +19,005 raste janë konfirmuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, vetëm brenda 24 orëve të fundit numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në SHBA është rritur në 4,609. Prej tyre, 556 kanë ndërruar jetë vetëm gjatë së martës.

Nga numri i përgjitshëm i të infektuarve, sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, 194,164 raste mbeten aktive. Nga ana tjetër, deri më tani, nga koronavirusi janë shëruar 16,847 persona.

Me më shumë se 200,000 të infektuar SHBA-të mbeten vendi i parë në botë më i prekur nga koronavirusi. Ndërsa, sa i përket viktimave, vendi më i prekur në botë është Italia me 13,155 të vdekur e pasuar nga Spanja me 9,053 viktima.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Shqipëria ka përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në rajon nga koronavirusi

Përqindja e vdekshmërisë në Shqipëri në raport me numrin e të prekurve nga Covid -19 është 5.7 %, që është...

Close