X

Shifra alarmante në Mbretërinë e Bashkuar, 563 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

Mbretëria e Bashkuar, duket se tashmë ka hyrë në fazën më të rëndë të krizës së koronavirusit.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 563 qytetarë, duke shënuar kështu rritjen më të lartë të fataliteteve në këtë vend, që prej shfaqjes së Covid-19. Në total, 2,352 persona kanë humbur jetën në Mbretërinë e Bashkuar, si pasojë e virusit.

Numri i personave të infektuar gjithashtu është rritur ndjeshëm, me 4,324 raste të reja brenda një ditë, duke e çuar numrin e të infektuarve zyrtarisht, në 29,474.

Qeveria britanike, ka vendosur masa të rrepta të distancimit social, në përpjekje për të ndalur përhapjen e virusit dhe për të shmangur kolapsin e sistemit shëndetësor. Kryeministri Johnson ka lajmëruar se 21 ditë pas izolimit, do të shtyrtohen hapat e mëtejshme dhe mundësia e relaksimit të masave radikale.

Megjithatë,  Zëvendës Oficerja e Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, ka deklaruar se do të duhen të paktën gjashtë muaj, që jeta normale të rikthehet në këtë vend.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Basha: Sot është 1 prill, paratë nuk janë te qytetarët. Kjo është e pafalshme!

Kreu i PD, Lulzim Basha në një videokonferencë me gazetarët ka ngritur shqetësimin se sot ka hyrë muaji prill dhe...

Close