X

Rama rrëfehet për median Italiane: Si më arrestuan në Itali, pasi u revoltova ndaj një polici


Shqipëria vijon të jetë në qendër të mediave Italiane, pas ndihmës me një ekip mjekësor që dha për Italinë, në kohën që po përballet me një situatë mjaft të rëndë për shkak të koronavirusit.

Së fundi, kryeministri Edi Rama në një intervistë për prestigjiozen “Gazzetta Dello Sport” ka rrëfyer se si lindi ky mision shqiptar.

Lind nga një memorie e fortë. Gjenerata ime ka jetuar mbi lëkurë qoftë kohët e shëmtuara të diktaturës, ashtu sikurse ashpërsinë e detit të lirisë, kur dolëm nga bunkeri i komunizmit për të notuar drejt Amerikës sonë, Italisë! Por ndoshta lind edhe nga frika se katenaço europiane që po vërehet ndaj koronavirusit të transformohet në një vetëvrasje kolektive, ndërsa armiku i padukshëm po na bën një presing të paparë ndonjëherë. Të shohësh Italinë të lënë vetëm bëhet çdo ditë e më e turpshme. Çdo anëtar i shtëpisë europiane nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë i mbyllur në dhomën e tij. Prandaj për mua ishte shumë herë më mirë që të ndiqja këshillën e Nënë Terezës: “Në vend që të mallkojmë errësirën, le të ndezim qiriun tonë”.-tha ndër të tjera Rama.

Por, kreu i qeverisë ka folur edhe në lidhje me kohën kur shqiptarët paragjykoheshin dhe rrëfen edhe një eksperiencë personale, kur thotë se ishte arrestuar në Itali.

“Dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim.”-është shprehur Rama.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
KORONAVIRUSI/ 68 mijë shqiptarëve iu bllokohen pagat, punëdhënësit: Nuk kemi më para

Kompanitë fasone kanë njoftuar bllokimin e pagave për punonjësit e tyre për shkak të problemeve të mëdha financiare që ka...

Close