X

Nuk ka më vende në spitale/ Spanja liron 11 hotele për të infektuarit me koronavirus

Spanja është një nga vendet më të prekura me Covid-19 në Europë pas Italisë dhe për të përballuar numrin e të infektuarve ka marrë një vendim. Do të përdorë 11 hotele në kryeqytetin spanjoll të Madridit për të shtruar 704 pacientë të infektuar nga koronavirusi, duke qenë se ambientet e spitalit nuk kanë më hapësirë.

Këtë e ka konfirmuar Qeveria në një deklaratë, e cila ka thënë se të gjitha hotelet do të vihen në shërbim të njerëzve. Sipas deklaratës, të infektuarit nuk mund ta bëjnë karantinën në shtëpi sepse mund të infektojnë të tjerët, ose nuk kanë mundësi të kujdesen për veten.

“Qëllimi kryesor i këtyre hoteleve është të ofrojnë shërbime për pacientët e prekur me Covid-19, por nuk mund të vazhdojnë karantinën në shtëpitë e tyre, për arsye familjare ose sociale“, -thuhet në deklaratë.

Ndërkohë 4,400 mjekë të diplomuar janë vënë përgjegjës për kujdesin e këtyre pacientëve. Aktualisht Spanja është vendi i dytë në botë i prekur nga koronavirusi me 9,053 viktima dhe 102,136 të infektuar.

Burimi:CNN

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
Tre raste të reja me COVID-19 në Shkodër

Tre raste të reja me COVID-19 kanë rezultuar mbrëmjen e sotme në qarkun e Shkodrës. Ku një rast është në...

Close