X

Madridi po përdor hotelet si qendra spitalore për të trajtuar më shumë se 700 pacientë me koronavirus

Njëmbëdhjetë hotele në kryeqytetin spanjoll të Madridit janë duke u përdorur për të trajtuar 704 pacientë me koronavirus, tha qeveria rajonale në një deklaratë të Mërkurën.

“Qëllimi kryesor i këtyre hoteleve është të strehojë pacientë që paraqesin një evolucion pozitiv të sëmundjes, por nuk mund të vazhdojnë karantinën në shtëpitë e tyre, për arsye familjare ose sociale”, thuhet në deklaratë. Departamenti i shëndetit të qytetit po punon së bashku me Shoqatën e Pronarëve të Hoteleve në Madrid dhe një hotel i 12-të është vendosur të fillojë të marrë pacientë nga spitalet lokale deri në fund të Mërkurës.

Rreth 4,400 mjekë të diplomuar janë përgjegjës për kujdesin e këtyre pacientëve.

“Me këtë masë, Departamenti i Shëndetësisë mund të lirojë dhoma në spitale, të cilat mund të përdoren nga pacientë të tjerë që kanë nevojë për trajtim për sëmundje të tjera,” tha qeveria rajonale. /TPZ.AL/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA
Qipro shënon rritjen më të madhe të rasteve të infektimit

Qipro ka njoftuar ngritjen më të madhe ditore të numrit të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në ishull. Të mërkurën...

Close