X

Detaje për pacientët e shtruar te Infektivi, Bino: Shtatë në terapi intensive, katër prej tyre…


Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e pacientëve që janë të shtruar tashmë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë ne Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka thënë se në total në Infektiv janë të shtruar 79 persona, prej të cilëve, 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi 1 pacient të shtruar” tha Bino.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Gjesti i veçantë nga qytetari tek Infektivi, mjekut Pëllumb Pipero i mbërrin buqeta me lule

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero është një nga personazhet më aktive në vend për shkak edhe të pozicionit që mban dhe...

Close