X

Basha godet fort “inceneratorët”: Ahmetaj dhe Zoto të dorëzojnë kontratat 400 milionë euro!

Kyetari i opozitës, Lulzim Basha, i është përgjigjur ministrit të koronavirusit dhe tërmeteve, Arben Ahmetaj, lidhur me gropën financiare që do të krijohet pas luftës ndaj koronavirus, duke i përmendur kontratat qindra milionë euro të inceneratorëve.

Basha tha se ministri i koronavirusit, duhet të japë një kontribut personal, që gropa financiare të mos jetë kaq e thellë, duke dëmtuar ekonominë dhe qytetarët. Ai u shpreh se qindra milionë euro, “nuk mund të shkojnë më për Klodian Zoton dhe ata që fshihen pas tij”.

”Ministri Ahmetaj dhe Klodian Zoto duhet urgjentisht të dorëzojnë kontratat, që do t’ju kushtojnë shqiptarëve më shumë se 400 milionë euro, të inceneratorëve. Ky do të jetë kontributi personal i zotit Ahmetaj dhe i zotit Klodian Zoto, që gropa të mos jetë kaq e thellë. Këto para, që janë planifikaur t’u merren shqiptarëve, një pjesë prej të cilave janë hedhur tashmë, madje në disa raste edhe pa filluar puna akoma, me kompani offshore, këto para nuk mund të shkojnë më tek Klodian Zoto dhe as tek ata që fshihen pas tij. Kështuqë zoti Ahmetaj ka një kontribut personal për të dhënë, që gropa të mos jetë aq e thellë, sa e kanë parashikuar edhe para pandemisë, me PP-të, koncesionet dhe tenderat korruptiv”, u shpreh Basha.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
Ministria e Shëndetësisë shtyn afatin e 3 prillit: Masat në fuqi deri në përfundim të pandemisë së koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar vendimin për masat deri më 3 prill duke e caktuar për përfundimin e tyre në...

Close