X

Tragjike/ Ndërron jetë 13 vjeçari në Londër, ishte infektuar me koronavirus

Një djalë 13 vjeçar, i infektuar me koronavirusin Covid19, ka humbur jetën në Londër. Ai është viktima më e re nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC raporton se ky rast është referuar në morg dhe se nuk ka ende detaje të tjera.

“Fatkeqësisht, një djalë 13 vjeçar, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 ka ndërruar jetë. Mendimet dhe ngushëllimet tona janë për të dhe familjen e tij”, shkruhet në reagimin e King’s College Hospital NHS Foundation Trust.

Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën 381 persona, si pasojë e koronavirusit, rritja më e lartë e fataliteteve që kur virusi goditi këtë vend.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, FLASH, LAJME
Ish-kryeministri Renzi lëshon alarmin: Po vazhdoi kështu, Italia do të përmbytet nga protestat dhe trazirat

Shkollat dhe fabrikat duhen të rihapen pas Pashkëve sepse përndryshe Italia rrezikon të shkojë drejt protestave masive dhe trazirave. Ky...

Close