X

Tabaku thirrje Ramës: Nuk mund të mbahen të vetëpunësuarit me fjalë dhe me thërrime!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e konsideroi të papërfillshme shumën e akorduar nga qeveria Rama, për të paguar 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur.

“Nuk mund të mbahen te vetëpunësuarit e vegjel me fjalë dhe me thërrime! Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë të papërfillshme në raport me shpenzimet”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Nuk mund të mbahen te vetëpunësuarit e vegjel me fjalë dhe me thërrime!

A i mjaftojnë 26 mijë lekë në muaj për një të vetëpunësuar që të mbajë biznesin hapur???

Lexojeni përgjigjen më poshtë te tabela e kostove që ka një biznes i vogël: Vetëm për të paguar qiranë, dritat, ujë, paga, sigurime, taksat vendore dhe ato qendrore i duhen 256 mijë lekë në muaj. Pra, qeveria do t’i kompensojë të vetëpunësuarit me një vlerë të papërfillshme në raport me shpenzimet.

Vlera prej 14 mln lekësh që ka parashikuar qeveria, me një pagesë prej 26 mijë lekë/muaj për 30 mijë të vetëpunësuar, është e pamjaftueshme. Ata që do të përfitojnë nga kjo vlerë nuk mund të paguajnë as detyrimet ndaj qeverisë. Pa u mbetur asgjë për veten e tyre në fund të muajit.

Dhe nga kjo pagesë do të mund të përfitojnë VETËM 1 në 3 biznese të vogla! Shumica e bizneseve të vogla, 70 mijë të tilla, janë PËRJASHTUAR nga çdo lloj ndihme!

Kur vendet fqinje kanë disbursuar miliona, qeveria shqiptare duhet të ndalë menjëherë pagesën prej 120 mln eurosh për oligarkët, të ndalë tenderat abuzivë dhe të pakuptimtë për këtë gjendje që ndodhemi. Çdo qindarkë duhet të shkojë për shëndetin, për qytetarët pa të ardhura dhe bizneset që rrezikojnë falimentimin në masë. Koha nuk pret.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in FLASH, KRYESORE, LAJME
PD akuza Ramës: I dha pa garë tenderin 1.5 milionë euro kompanisë maqedonase. Pse hesht për vjedhjen?

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka dhënë pa garë tenderin 1.5 milionë euro për furnizimin me ushqime të Rezervave të...

Close