X

Shkon mbi 37 mijë numri i viktimave nga koronavirusi, mbi 786 mijë të prekur


Rritet frikshëm infektimi me koronavirus i popullsisë në botë dhe bashkë me të edhe numri i personave që humbasin jetën.

Sipas hartës më të fundit të publikuar nga John Hopkins University numri i të vdekurve ka shkuar në 37 820, ndërsa numri i të infektuarve është 786 228 persona.

Sipas tabelës që e shihni më sipër, të shëruar deri tani janë 166,041 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në tërë botën, me 164 603 ndërsa të vdekur janë 3146.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave.

Deri tani numri ka arritur në 11 591 viktima. Kujtojmë se mbrëmë në vendin ton u shënua viktima e 12-të ndërkohë që numri i të prekurve shkoi në 223 persona.

 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“A përfitojmë gjë nga fondet e qeverisë?”, Manjani: Mos prisni, ngrohuni në diell

Kur vendi ynë po përballet me një situatë të vështirë, për shkak të COVID-19, vjen një reagim nga ish-ministri i...

Close