X

Shifra të frikshme edhe në Britaninë e Madhe, 381 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

Në Mbretërinë e Bashkuar, ka patur një rritje të frikshme të faltaliteteve në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit.

Sipas shifrave të publikuara nga Departamenti i Shëndetit, 381 persona kanë humbur jetën në një ditë të vetme, duke e çuar numrin e viktimave nga Covid-19, në 1,789.

Një ndër viktimat e fundit në Britani, është një 19 vjeçar, i cili nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Sipas NHS, pjesa më e madhe e pacientëve që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, kanë patur sëmundje të tjera, të cilat janë komplikuar edhe më tej si pasojë e koronavirusit, duke i sjellë vdekjen.

Qeveria britanike ka vendosur masa radikale, duke kërkuar që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime dhe për aktivitet fizik, duke respektuar masat strikte të distancimit social.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, LAJME
Pesë vite burg për “fake news”-et mbi koronavirusin, Rusia miraton ligjin

Deputetët ruse do të miratojnë sot një projektligj që parashikon sanksione të ashpra, deri në pesë vite burg, për shpërndarjen...

Close