X

Mjeku i prekur nga koronavirusi/ Reagon ministrja Manastirliu dhe tregon gjendjen e tij shëndetësore

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu konfirmoi që mjeku në pension, Prof. Dhimitër Kraja është prekur nga koronavirusi.

Me anë të një postimi, ministrja sqaron se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor.

Postimi i Manastirliut:

Pesha e viteve nuk e pengoi Prof. Dhimitër Krajën për t’u rikthyer në spitalin infektiv, aty ku ka kaluar 48 vite të jetës së tij, për t’i dhënë një dorë stafit të palodhur të këtij spitali në këto ditë të vështira!

I rrallë e modest si pakkush, Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, po përballet vetë në këto momente, me sëmundjen që aq shumë donte ta luftonte❗

Gjendja shëndetësore e doktor Lulit në këto momente është e qëndrueshme, në trajtim nga ekipi mjekësor, për të cilin ka qenë ngahera një burim i pashtershëm frymëzimi.

#FORCA Doktor Luli

#JEMIMETY🙏🏼

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Covid-19/ Zuckerberg në ndihmë të medias: 100 milionë dollarë për gazetarët!

Themeluesi i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë, Facebook,  ka njoftuar se do të ndihmojë shtypin dhe...

Close