X

Ish-kryeministri Renzi lëshon alarmin: Po vazhdoi kështu, Italia do të përmbytet nga protestat dhe trazirat

Shkollat dhe fabrikat duhen të rihapen pas Pashkëve sepse përndryshe Italia rrezikon të shkojë drejt protestave masive dhe trazirave.

Ky ka qenë alarmi i ish-kryeministrit të vendit, Matteo Renzi, sot drejtuesi i partisë “Italia Viva”.

Njeriu që drejtoi vendin nga viti 2014 deri në 2016 si lider i se majtës, bëri thirrje që fabrikat të rihapen pas Pashkëve dhe që miliona fëmijë të kthehen në klasa më 4 maj për të lehtësuar presionin ndaj familjeve të goditura fort dhe ekonomisë.

“Italia nuk mund të shkojë në letargji për një muaj tjetër, sepse kështu ndizet revolta sociale,” tha ai. “Ballkonet së shpejti do të shndërrohen në shigjeta; këngët e shpresës, në protesta të dëshpëruara”.

Por propozimet alarmiste te Renzit janë kundërshtuar nga ekspertët e shëndetit publik. Ata hodhën poshtë deklaratat e tij, duke këmbëngulur se është ende shumë herët të flasim për kufizime relaksuese drakoniane që kanë shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe ndalimin e njerëzve për të dalë nga shtëpitë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME, Uncategorized
‘Ç’duhet ta lërë pa gjumë qeverinë’/ Basha: Duhet ndryshim radikal i kursit për të mbështetur sakrificën e qytetarëve

Në një lidhje direkte për emisionin "Përballë" në RTSH, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se, financa e...

Close