X

Gazetari Klodian Tomorri nxjerr blof MSH: Infermieria u hap në ’94, si mbaroi Qazimi në ’93-shin?


Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar lajmin  për rastin e Qazim Ismailit, njëri nga 30 anëtarët e stafit mjekësor që u dërguan nga qeveria shqiptare në Itali.

Përmes rrjeteve sociale, Tomorri zbulon një fakt historik e jo një deformim informacioni siç po përpiqet të bëjë për gati dy orë Ministria e Shëndetësisë, duke futur ilegalisht reagime dhe dokumente, (vërtetësia e të cilave ende nuk dihet).

Tomorri pyet, se nëse Qazim Ismaili ka mbaruar shkollën në vitin 1993 siç pretendon MSh, shkolla vetë deklaron se Infermieria është hapur në vitin 1994, dhe se më herët ka qenë vetëm si një kurs.  “Nje pyetje per lajmin e infermierit qe u dergua ne Itali. Ministria thote se e ka mbaruar Shkollen e larte te infermierise ne vitin 1993. Ka nxjerre dhe vertetimin zyrtar.  Sipas faqes se fakultetit te infiermerise, Shkolla e Larte e Infermierise ne Shqiperi eshte hapur ne vitin 1994. Bashkangjitur linku. A di njeri te na e sqaroje kete pune?”-shkruan Tomorri.

Me logjikën e Ministrisë së Shëndetësisë, Qazim Ismaili, ka mbaruar shkollën, para se të hapej. 

 

Lexo edhe :Rama dërgoi në Itali punëtorin e karburantit në Vorë, zbardhet e vërteta, kush është “mjeku” pompist që u dërgua për të luftuar COVID-19

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Pamje dramatike/ I sëmuri mbërrin në QSUT me helikopter në gjendje të rëndë, gati bie nga barela, një mjeke e vetme përpjekje për ta rikthyer në jetë

Pamje dramatike nga QSUT, në kufijtë e të pabesueshmes. Një person, që duket në moshë ka mbërritur me helikopter në...

Close