X

Covid-19/ Zuckerberg në ndihmë të medias: 100 milionë dollarë për gazetarët!

Themeluesi i një prej rrjeteve sociale më të mëdha në botë, Facebook,  ka njoftuar se do të ndihmojë shtypin dhe gazetarët, me një fond prej 100 milionë dollarë.

Zuckerberg shprehet se ky fond do t’i vijë në ndihmë mediave që raportojnë në këtë kohë krize, të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19.

Si pjesë e përpjekjeve tona për të mbështetur ekosistemin e ri dhe për t’u siguruar se që gjithë të kenë akses tek informacioni i saktë dhe i shpejtë, ne do të investojmë një fond prej 100 milionë dollarësh, për të mbështetur gazetarët, veçanërisht ata që janë të fokusuar tek lajmet vendase“, njofton Zuckerberg.

Ne do të japim 25 milionë dollarë si grante emergjence nëpërmjet “Facebook Journalism Project” dhe 75 milionë dollarë, për shpenzime marketingu, për të mbështetur gazetarët dhe organizatat mediatike, që mbulojnë krizën“, shprehet ai më tej.

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, BOTA, LAJME
Kosova tri herë më shumë para se Shqipëria/ Basha: Qeveria të ndërpresë pagesat për tendera dhe koncesione

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë me dëshpërim se janë humbur tre javë që nga koha kur PD propozoi...

Close