X

VIDEO/ Drama e 84-vjeçares nga Vlora: Kam dy ditë që po pi ujë me sheqer, më mirë të më fusin në burg!

Një grua e moshuar në Vlorë, i ka bërë thirrje qeverisë që ta ndihmojë, sepse ka mbetur pa ushqime, pa para dhe pa asnjë ndihmë.

Ndryshe nga çfarë propagandon kryeministri Rama, se të moshuarit do të marrin ndihma në shtëpi, e moshuara thotë se jeton e vetme dhe se as Bashkia dhe asnjë institucion tjetër, nuk e kanë ndihmuar, duke e lënë në mëshirë të fatit.

84-vjeçarja deklaroi se do të dalë nga banesa pa leje nga autoritetet, sepse nuk ka çfarë të hajë.

Unë jam 84 vjeçe. Jam vetëm fare, nuk kam as ndihmë, asgjë në shtëpi. Po të na bien ndonjë pako makarona! Po pi ujë me sheqer! Çfarë bëhet kështu?! Dhe do dal. Le të më marrin e të më fusin në burg policia, se unë po rri pa ngrënë. I dërgova fjalë sekretares së Dritan Lelit, ajo nuk e vuri ujin në zjarr. Kam dy ditë pa bukë, me ujë me sheqer. E piva mbrëmë, nuk më zinte gjumi, ujë me sheqer. Të paktën të kisha një dorë makarona të bëja një supë. Unë s’mund t’i kërkoja lagjes. Ose të më japin pensionin dhe të iki. Rama tha bëjeni në internet, te Shqipëria që e duam shumë pikë al. Po ku di unë të shkruaj atë?! Unë do të ikja pa u ngopur në gropë! Nuk po më zë as koronavirusi, se unë kam dalë që të më zërë, por nuk po më zë!’ – thotë e moshuara.

VIDEO:

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in KRYESORE, LAJME, NË FOKUS, VIDEO
PD: Dy javë pas mbylljes së kufijve me Italinë, qeveria nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve

Dy javë pas mbylljes së kufijve me Italinë, PD akuzon qeverinë se nuk ka asnjë plan për kthimin e shqiptarëve....

Close