X

Shëtit në rrugët e Funchal: Ronaldo, Georgina e fëmijët shkaktojnë polemika në Portugali


Cristiano Ronaldo e Georgina Rodriguez nëpër rrugët e Funchal, duke shëtitur fëmijët e tyre. Imazhe të jetës së përditshme, por që po bëjnë shumë të diskutohet në kulmin e emergjencës shëndetësore që po kalon bota. Kampioni i Juventus ka përfunduar prej disa ditësh periudhën e karantinës së detyruar për arsye se ka qenë në kontakt me Ruganin që rezultoi pozitiv (rezultoi negativ ndaj virusit), por në Portugali ka sërisht polemika, duke qenë se edhe në vendin luzitan qeveria ka ndaluar të gjithë lëvizjet e panevojshme.

Pasi ka deklaruar gjendjen e emergjencës, një dekret i qeverisë portugeze ka vendosur se nga 22 marsi në 6 prill “është e lejuar të dalësh nga shtëpia për të marrë shërbime, për të shkuar në spital, për transportin e njerëzve që kanë probleme me lëvizjet, për të shkuar në bankë, për periudha të shkurtra aktiviteti sportiv në ambjent të hapur për vetëm një person, ose dy maksimumi, por jo për aktivitet në grup”.

Shëtitja e CR7 me Georginën e fëmijët nuk futet në rastet e lejuara. Një thyerje e vogël e rregullave të vendosura nga autoritetet që, duke parë rëndësinë e personazhit, bëri xhiron e botës në vetëm pak caste.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in SPORT
Koronavirusi trondit futbollin, zbulohet humbja rekord e Interit

Vlera e kartonit të Pol Pogbasë do të bjerë nga 65 milionë euro në 35 milionë sipas përllogaritjeve të efektit...

Close