X

Sërish shifra tronditëse nga Italia, 812 viktima në 24 orët e fundit

Italia vijon të ketë një numër shumë të lartë fatalitetesh, si pasojë e koronavirusit.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndërruar jetë 812 persona me COVID-19, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 11,591.

Të dhënat u bënë të ditura nga kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli.

Të dielën numri i viktimave në Itali, si pasojë e virusit ishte 756, të shtunën 889, ndërsa të premten humbën jetë 969 qytetarë.

63 mjekë janë viktima të koronavirusit dhe 8358 punonjës të shëndetësisë të infektuar.

Koronavirusi në botë

Me 11,591 vdekje, Italia është vendi me më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 7,340 dhe Kina me 3,304. Irani (2.757) dhe SHBA (2.613), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me  145.443 raste (2.613 vdekje), të ndjekura nga Italia (101,739), Spanja (85.195) Kina (81,470), dhe Gjermania (58,247).

/TPZ.al/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, FLASH, KRYESORE, LAJME
Gjetja e Ramës, që po humbet mes dajreve të propagandës

Nga Armand Shkullaku Edi Rama ideoi dhe realizoi një akt të lavdërueshëm duke i ardhur në ndihmë Italisë fqinje dhe...

Close