X

Qytetari i kërkon ndihmë për të kthyer vajzën nga Turqia / Rama:S’të ndihmoj dot se jemi në luftë, beji të fala!


Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme  telefonatat  me qytetarët, ku dëgjon problemet e tyre. Sot ishte radha e Adritatikut për t’u telefonuar nga Rama, por problemi i tij nuk u zgjidh.

Ai kishte bërë një ankesë tek Shqipëriaqëduam.al dhe kërkonte që të sillte vajzën se i kishte mbetur në Turqi, dhe pas mbylljes së kufijëve i ishte djegur dhe bileta, por Rama tha se për këtë problem nuk e ndihmonte dot.

Rama: Adriatik!

Adratiku: Si je?

Rama: Unë shif e shkruj. Ke lënë një shënim aty?

Adriatiku: Kam vajzën në shkollë në Turqi. Ne ia premë biletën por sot u anuluan fluturimet. A je në djeni për këtë problem? Si t’i sjellim këto fëmijë?

Rama: Kjo është luftë, kufijtë janë mbyllur. Më vjen shumë keq që nuk të ndihmojmë dot për këtë. Të fala vajzës, ishalla e kalojmë bashkë sa më shpejt.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Në kulmin e emergjencës, mblidhet komisioni për shkarkimin e Ilir Metës

Komisioni i Posaçëm Parlamentar që heton ligjshmërinë e veprimeve të kryerja nga Presidenti në kuadër të ushtrimit të kompetencave për...

Close