X

Pedagogia shqiptare në Oksford: Personat që mbajnë maskë, pesë herë më të mbrojtur nga COVID 19 se ata pa maskë


Mjekët janë të ndarë sa i takon përdorimit të maskave nga popullata si masë mbrojtëse kundër infektimit nga COVID 19.

Për Detina Zallin, pedagoge në Universitetin e Oksfordit thotë se përdorimi i tyre është i domosdoshëm nisur nga studimi se virusi qëndron në ajër deri në 3 orë.

Zalli: Ditët e fundit ka pasur mesazhe të përziera gjatë ditëve të fundit. Por dua të theksoj se përdorimi i maskave është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në tre orë, studimet kanë treguar qartë se personat që mbajnë maskë janë 5 herë më të mbrojtur nga virusi në krahasim me personat e tjerë që nuk mbajnë maskë. Mbajtja e maskës nuk do të thotë se nuk infektohesh nga virusi, por shanset janë 5 herë më të vogla në krahasim me personat e tjerë që nuk i përdorin.

Në një lidhje me skype për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini . Zalli hedh poshtë edhe mitin se i nxehti largon virusin.

ZalliNga provat e deritanishme virusi COVID 19 mund të transmetohet në të gjitha zonat, qoftë ato të nxehta apo të lagështa.

Edhe për vaksinën e turbekulozit ajo thotë se nuk ka prova klinike që mund të ndihmojë kundër COVID 19.

Zalli: Duke mos bërë prova asnjë gjë nuk është e sigurt. Jemi në një situatë ku po provojmë çdo gjë dhe nuk kemi një ilaç apo vaksinë efektive për momentin ndërkohë që kemi shumë të infektuar nga COVID 19.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, FLASH, LAJME
Nga Woodrow Wilson te Donald Trump, si i kanë trajtuar krizat e shëndetit publik presidentët amerikanë

Pothuajse të gjithë presidentët amerikanë janë përballur me një krizë në detyrë, qoftë ky një skandal politik, katastrofë natyrore, fatkeqësi...

Close